Tetova vazhdon të afirmohet si qendër me aktivitete intenzive kulturore

Tetova po vazhdon të afirmohet si një nga qendrat më të gjalla të aktiviteteve kulturore dhe artistike në vend. Më 28 korrik, qyteti do të mirëpresë një tjetër mbrëmje festive në bulevardin “Boris Kidriç”, me pjesëmarrjen e artistëve të njo...

Korrik 27, 2026 - 14:00
Tetova vazhdon të afirmohet si qendër me aktivitete intenzive kulturore

Tetova po vazhdon të afirmohet si një nga qendrat më të gjalla të aktiviteteve kulturore dhe artistike në vend. Më 28 korrik, qyteti do të mirëpresë një tjetër mbrëmje festive në bulevardin “Boris Kidriç”, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur 2TON, Nora Istrefi, Majk, Emrah Brah, Blleki dhe DJ Bata.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, qyteti po ndërton një kalendar të pasur ngjarjesh që sjell gjallëri, promovon artistët shqiptarë dhe tërheq vizitorë nga i gjithë rajoni.

Ashtu si festivali ndërkombëtar “Çarshia” po i jep një dimension të ri jetës kulturore në Shkup, edhe Tetova po dëshmon se me vizion dhe përkushtim mund të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të kulturës dhe argëtimit.

VLEN vlerëson se investimi në kulturë dhe organizimi i ngjarjeve cilësore nuk janë vetëm oferta për qytetarët, por edhe nxitje për turizmin, ekonominë lokale dhe promovimin e vlerave tona. Tetova po dëshmon se qytetet që udhëhiqen me vizion krijojnë hapësira ku arti, rinia dhe qytetarët bëhen pjesë e një atmosfere që i jep jetë qytetit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.