Tetovari ia dha veturën blerësit, por nuk i mori 6.000 eurot dhe nuk ia kthyen automjetin

Një 49-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar gjatë shitjes së një veture, duke mbetur pa 6.000 euro dhe pa automjetin. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 18 shtator ai kishte lidhur kontratë me shkrim për shit...

Nëntor 2, 2026 - 15:00
Tetovari ia dha veturën blerësit, por nuk i mori 6.000 eurot dhe nuk ia kthyen automjetin

Një 49-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar gjatë shitjes së një veture, duke mbetur pa 6.000 euro dhe pa automjetin.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 18 shtator ai kishte lidhur kontratë me shkrim për shitjen e një “Volkswagen Golf” me M.O. (41) nga fshati Mile tino i Tetovës.

Megjithatë, blerësi nuk ia kishte paguar shumën e dakorduar dhe as nuk ia kishte kthyer automjetin brenda afatit të paraparë me kontratë.

Rasti është denoncuar më 1 nëntor në SPB Tetovë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.