Tetovë: 35-vjeçarja akuzohet se sulmoi vajzën dhe keqtrajtoi foshnjën 10-muajshe
Më 5 tetor 2026, rreth orës 23:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 35-vjeçare nga Tetova, pas një denoncimi të bërë më herët nga vajza e saj 19-vjeçare. Sipas denoncimit, 35-vjeçarja dyshohet se e kishte sulmua...
Më 5 tetor 2026, rreth orës 23:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 35-vjeçare nga Tetova, pas një denoncimi të bërë më herët nga vajza e saj 19-vjeçare.
Sipas denoncimit, 35-vjeçarja dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se nëna e kishte lënë pas dore dhe keqtrajtuar foshnjën e saj 10-muajshe.
Për rastin janë njoftuar Prokurori Publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Pas dokumentimit të plotë, ndaj 35-vjeçares priten kallëzime përkatëse.
Policia po e trajton rastin, ndërsa përgjegjësia përfundimtare përcaktohet nga organet kompetente.
Flaka
The post Tetovë: 35-vjeçarja akuzohet se sulmoi vajzën dhe keqtrajtoi foshnjën 10-muajshe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.