Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 33-vjeçareje nga Tetova, me inicialet Z.M., nën dyshimin për veprat penale „lëndim trupor“ dhe „neglizhencë dhe keqtrajtim i fëmijës“. Sipas policisë, më 5 tetor 2026, në shtëpinë familjare, e d...
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 33-vjeçareje nga Tetova, me inicialet Z.M., nën dyshimin për veprat penale „lëndim trupor“ dhe „neglizhencë dhe keqtrajtim i fëmijës“.
Sipas policisë, më 5 tetor 2026, në shtëpinë familjare, e dyshuara dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj të mitur.
Gjithashtu, ajo dyshohet se ka lënë pas dore foshnjën e saj 10-muajshe, duke e lënë vetëm dhe pa përkujdesjen e duhur.
Rasti është proceduar nga autoritetet policore, ndërsa ndaj 33-vjeçares do të zhvillohet procedura përkatëse ligjore.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.