Tetovë: Tre persona dyshohet se penguan policët në kryerjen e detyrave
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka paraqitur kallëzime penale ndaj tre personave nga Tetova, të moshës 41, 46 dhe 62 vjeç, nën dyshimin për veprën penale „Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare“. Sipas njoftimi...
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka paraqitur kallëzime penale ndaj tre personave nga Tetova, të moshës 41, 46 dhe 62 vjeç, nën dyshimin për veprën penale „Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare“.
Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur më 17 korrik dhe 19 gusht 2026, në lokacione të ndryshme në Tetovë. Të dyshuarit thuhet se janë sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë dhe i kanë penguar ata gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Flaka
The post Tetovë: Tre persona dyshohet se penguan policët në kryerjen e detyrave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.