Thaçi me mesazh të ri: Do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti (FOTO)

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer aktivitetin në rrjetin social Facebook, ndonëse vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në një postim të publikuar në profilin e ti...

Nëntor 5, 2026 - 23:00
Thaçi me mesazh të ri: Do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti (FOTO)

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer aktivitetin në rrjetin social Facebook, ndonëse vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një postim të publikuar në profilin e tij zyrtar, Thaçi ka ndarë një mesazh në të cilin shpreh bindjen se në fund të këtij procesi do të dalë i pastër nga akuzat.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në postimin e publikuar në profilin e tij.

Fotografia që shoqëron postimin është realizuar nga Astrit Ibrahimi./TV21

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/1685857626234575?ref=embed_post


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.