Thanë se i dhanë fund mardhënies, Ledri dhe Sara “kapen mat” së bashku në Tiranë

Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut. Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre. Imazhet e publikuara nga Liberale.al tregojnë Ledrin duke mbajtur […]

dhjetor 16, 2024 - 21:00
 0  8
Thanë se i dhanë fund mardhënies, Ledri dhe Sara “kapen mat” së bashku në Tiranë

Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut. Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.

Imazhet e publikuara nga Liberale.al tregojnë Ledrin duke mbajtur vajzën e tyre, Poem Blu, në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi. Pamja e lumtur dhe e relaksuar e çiftit ka ngjallur pyetje nëse ky është një takim i zakonshëm për hir të vajzës së tyre, apo një shenjë e një afrimi të mundshëm mes tyre.

Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti. Megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra, duke i lënë fansat në pritje.