Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë
Deficiti tregtar i Maqedonisë së Veriut është rritur në 148,9 miliardë denarë gjatë periudhës janar–gusht, tregojnë të dhënat për tregtinë e jashtme të vendit. Në tetë muajt e parë të vitit, eksportet arritën në 341,6 miliardë denarë, ndër...
Deficiti tregtar i Maqedonisë së Veriut është rritur në 148,9 miliardë denarë gjatë periudhës janar–gusht, tregojnë të dhënat për tregtinë e jashtme të vendit.
Në tetë muajt e parë të vitit, eksportet arritën në 341,6 miliardë denarë, ndërsa importet në 490,5 miliardë denarë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet shënuan rritje prej 2,8%, ndërsa importet u rritën me 5,7%.
Kjo do të thotë se importet vazhdojnë të rriten më shpejt se eksportet, duke e zgjeruar hendekun tregtar. Mbulimi i importeve me eksporte gjatë kësaj periudhe ishte 69,6%.
Partnerët kryesorë tregtarë të vendit vazhdojnë të jenë Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Kina dhe Serbia.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.