Thirrje gjithëpopullore nga Sami Lushtaku: Tubim para Kuvendit të Kosovës
Sami Lushtaku ka bërë një thirrje gjithëpopullore që qytetarët të mblidhen sot në ora 12:00 para Kuvendit të Kosovës. “THIRRJE GJITHËPOPULLORE! Sot, në ora 12:00, të gjithë para Kuvendit të Kosovës! Ky është momenti të jemi bashkë, të ngrem...
Sami Lushtaku ka bërë një thirrje gjithëpopullore që qytetarët të mblidhen sot në ora 12:00 para Kuvendit të Kosovës.
“THIRRJE GJITHËPOPULLORE!
Sot, në ora 12:00, të gjithë para Kuvendit të Kosovës!
Ky është momenti të jemi bashkë, të ngremë zërin dhe të kërkojmë që ligji të votohet sot!
Zëri ynë dëgjohet më fuqishëm kur mblidhemi të gjithë së bashku.
Ligji duhet të votohet sot!”, ka shkruar Lushtaku. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.