Thirrje për mbështetje: Studentët ftojnë partitë dhe deputetët në protestën e 6 prillit

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë bërë sot një thirrje publike drejtuar partive politike, deputetëve dhe funksionarëve për të mbështetur The post Thirrje për mbështetje: Studentët ftojnë partitë dhe deputetët në protestën e 6 prillit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2026 - 18:00
Thirrje për mbështetje: Studentët ftojnë partitë dhe deputetët në protestën e 6 prillit

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë bërë sot një thirrje publike drejtuar partive politike, deputetëve dhe funksionarëve për të mbështetur protestën e paralajmëruar më 6 prill, ora 12:30, në Shkup, me marshim që nis nga Ura e Gurit.

Në kumtesën e përbashkët, studentët theksojnë se kërkesa e tyre është “e drejtë dhe e bazuar në Kushtetutë dhe ligj: mundësia për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”, një e drejtë që, sipas tyre, “për vite me radhë është mohuar në praktikë”.

“Në këtë moment të rëndësishëm për ne si studentë dhe si qytetarë të këtij vendi, ju drejtohemi me një kërkesë të thjeshtë dhe të drejtë: të qëndroni krah nesh,” thuhet në deklaratë.

Studentët u bëjnë thirrje përfaqësuesve politikë që të lënë anash dallimet partiake dhe të bashkohen në protestën paqësore, duke theksuar se “historia i mban mend ata që qëndrojnë në anën e drejtë”.

Ata e cilësojnë këtë moment si një provë të përgjegjësisë publike dhe qytetare, duke kërkuar që përfaqësimi politik të shoqërohet me veprim konkret në mbrojtje të të drejtave gjuhësore dhe akademike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në fund të kumtesës, unionet studentore nënvizojnë se protesta do të jetë paqësore dhe e hapur për të gjithë, duke ftuar qytetarët dhe institucionet të tregojnë solidaritet me kauzën e tyre, njofton Gazeta Flaka.

The post Thirrje për mbështetje: Studentët ftojnë partitë dhe deputetët në protestën e 6 prillit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .