Time Kadrijaj: Do ta japim nënshkrimin për zhbërjen e Speciales nëse na kërkohet

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka folur e përlotur për vendimin e Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Specialja dënoi sot Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25...

shtator 16, 2026 - 19:30
Time Kadrijaj: Do ta japim nënshkrimin për zhbërjen e Speciales nëse na kërkohet

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka folur e përlotur për vendimin e Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja dënoi sot Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.

Deputetja e Aleancës tha se ky vendim ishte goditje për popullin e Kosovës duke ritheksuar se gjyakta në fjalë është politike.

“Shumë keq”, tha Kadrijaj për Klan Kosovën, mes lotësh.

“Ka qenë goditje ndaj Kosovës, ndaj vlerave të luftës, ndaj familjeve të dëshmorëve, ndaj veteranëve, invalidëve, ndaj Kosovës”.

“Nuk është parapa një gjykim i tillë, e kam thanë që kjo është një gjykatë politike edhe sot gjykimet ishin politike, të hartuara nga shteti i cili ka kry krime në Kosovë, në bashkëpunim me disa shqipfolës”.

“Këto dënime marramendësve kanë qenë tmerruese, shokuese, nuk i ka meritu populli i Kosovës”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.