Time Kadrijaj për Donika Gërvallën: Mos ta faltë Zoti evladin e keq se ta fëlliqë emrin e familjes
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancën e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke thënë se kjo e fundit e ka financuar librin e Shkelzen Gashit. “Ka financuar librin e Shkëlzen Gashit me 15 mijë euro. Këtu njerëzit në Kosovë e bartin një barrë historike e kombëtare dhe konform kësaj


Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancën e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke thënë se kjo e fundit e ka financuar librin e Shkelzen Gashit.
“Ka financuar librin e Shkëlzen Gashit me 15 mijë euro. Këtu njerëzit në Kosovë e bartin një barrë historike e kombëtare dhe konform kësaj duhet me u sjellë. Ka këtu që dikush duke e keqpërdorur emrin e babait të saj ka fyer çlirimtarë, komandantë, UÇK-në”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në kohën kur Donika Gërvalla ka bërë dosje kundër UÇK-së, Kadrijaj thotë se ka bartur edhe kallashin, por edhe ka mjekuar ushtarë të UÇK-së.
“Këto ditë takova një ushtar të UÇK-së nga Gjakova, 16 vjeçar, iu kanë vrarë dy vëllezërit, më pyeti pse nuk iu revanshove Gërvallës për sjelljet ndaj Haradinajt. Përgjigjja ime ishte se e respektojmë për shkak të Jusuf Gërvallës, thuaj jo “nëse ti ke babën hero, unë jam heroinë”. Në kohën kur Donika Gërvalla ka bërë dosje kundër UÇK-së, unë kam bartur edhe kallashin, por edhe kam mjekuar ushtarë të UÇK-së. Një mesazh për Donikën: mjaft, çka është mjaft, mjaft dhe boll më me këto fyerje. Është edhe një fjalë e urtë popullore: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se ta fëlliqë emrin e familjes”, ka shtuar më tutje Kadrijaj./EO/
