Tinex ia shiti Cosmo-n një kompanie serbe

Zinxhiri serb i parfumerive “Jasmin” hyn në tregun e Maqedonisë përmes blerjes së dyqaneve “Cosmo”, të cilat deri më tani ishin në pronësi të kompanisë “Tinex-MT”. Transaksioni është konfirmuar zyrtarisht sot, ndërsa të katër dyqanet do të ...

Nëntor 5, 2026 - 17:01
Tinex ia shiti Cosmo-n një kompanie serbe

Zinxhiri serb i parfumerive “Jasmin” hyn në tregun e Maqedonisë përmes blerjes së dyqaneve “Cosmo”, të cilat deri më tani ishin në pronësi të kompanisë “Tinex-MT”. Transaksioni është konfirmuar zyrtarisht sot, ndërsa të katër dyqanet do të vazhdojnë të funksionojnë në lokacionet ekzistuese, por me emrin e ri “Jasmin Parfumeri”.

Bëhet fjalë për dyqanet në qendrat tregtare “Skopje City Mall”, “East Gate”, “Diamond Mall” dhe “Zebra”. Pronari i ri paralajmëron rinovimin e plotë të objekteve gjatë dy muajve të parë pas marrjes në pronësi, si dhe zgjerimin e ofertës me marka të reja botërore të parfumeve dhe kozmetikës.

Nga “Jasmin” konfirmojnë se punonjësit e dyqaneve të marra në pronësi, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë angazhimin e tyre të punës, do të mund të mbeten në vendet e tyre të punës. Kompania paralajmëron edhe zgjerimin e mëtejshëm të biznesit në Maqedoni.

“Dyqanet i marrim së bashku me njerëzit që i kanë menaxhuar deri më tani. Në Shkup vijmë me një qëllim të qartë: t’u ofrojmë blerësve përzgjedhjen më të mirë të parfumeve dhe kozmetikës, në një ambient modern dhe me këshilla profesionale, si dhe ta zgjerojmë asortimentin me marka të reja”, deklaroi pronari i “Jasmin”, Dragoslav Drazhoviq.

“Jasmin” është themeluar në Beograd në vitin 1956 dhe ka një rrjet prej 27 parfumerish në Serbi, me mbi 200 të punësuar. Në ofertën e saj përfshihen marka të njohura botërore si Chanel, Dior, Lancôme, Armani dhe Yves Saint Laurent.

Ndërkaq, zinxhiri maqedonas “Cosmo” filloi punën në vitin 2009, si pjesë e grupacionit “Tinex”, dhe deri më tani ofronte mbi 15.000 produkte të kozmetikës, parfumeve dhe kujdesit personal.

Detajet financiare të transaksionit, përkatësisht shuma për të cilën kompania serbe e ka marrë biznesin, nuk janë bërë të ditura. Si këshilltar investimesh në procesin e blerjes ka marrë pjesë kompania shkupjane “Ahios”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.