Top24: A po pastrohet ASH-ja nga mbetetjet e VMRO-DPMNE-së?
Koment i Portalit Top 24 Disa muaj para ndarjes së Aleacës për Shqiptarët mes Ziadin Selës dhe Arben Taravarit kryetari i aso kohe i VMRO-DPMNE-së dhe aktualisht kryeminstri i vendit The post Top24: A po pastrohet ASH-ja nga mbetetjet e VMRO-DPMNE-së? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Koment i Portalit Top 24
Disa muaj para ndarjes së Aleacës për Shqiptarët mes Ziadin Selës dhe Arben Taravarit kryetari i aso kohe i VMRO-DPMNE-së dhe aktualisht kryeminstri i vendit kishte paralajmëruar se ASH-ja do të ndahet në dy pjesë. Bindshmëria e Mickovskit ishte vënë në pikpyetje se si ai ishte kaq i bindur për një ngjarje të tillë. Kujtojmë që në qeverinë LSDM dhe ASH- mes tyre ministër i administratës ishte ish këshilltari i qeverisë së Gruevskut, Azir Aliu ndërsa drejtor i MEPSO-s, Syreja Rashidi dhe Feta Alimi për të cilin ishin ngritur dyshime se kishte dhënë çelësat për të hapur dyert deputetit të VMRO-DPMNE-së në ngjarjet e përgjakshme të parlamentit.
Ndrarja e ASH-së, ndodhi!
Nga grupi i Ziadin Selës u larguan të parët, Arben Fetai, Syreja Rashidi, Feta Alimi, Azir Aliu dhe shumë të tjerë!
Sot kur ASH-ja e udhëhequr nga Arben Taravari sërish po përballet me figurat e njejta të cilat edhe ashtu kur u ndanë herën e parë lind pyetje nëse këta ishin pjesë e VMRO-DPMNE-së që nga fillimi?
Azir Aliu:
Azir Aliu ishte ministër për informatikë dhe admistratë i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët (Sela-Taravari) si pjjesë e qeverisë që pretendonte ndryshimet kushtetuese por që fatkeqësisht nuk ia doli. Azir Aliu ishte akuzuar në vazhdimësi se ai për një periudhë të gjatë ka qenë këshilltar i Nikolla Gruevskit për të cilën vet aziri kishte pranuar se ka qenë këshilltat i Nikolla Gruevskit.
Arben Fetai:
Arben Fetai ka qenë një nga figurat e ASH-së e cili ka pasur në vazhdimësi qënrdime kontradiktore duke lajtur si një njeri i Lëvizjes Vetvendosje. Por në fakt edhe për kundër afërsisë së Fetait me Kuritin ky e i fundit zgjodhi Bekim Qokun të jetë përfaqësues i LVV. Raportet e Kurtit me Fetain ishin ftohur pasi sipas raportimeve ky i fundit kishte pasur të njejtar qëndrime me Dardan Molliqajn për ndarjen e LVV-së.
Feta Alimi:
Feta Alimi u bë njeriu publik pas ngjarjeve të dhunshme të 27 Prillit ku u prish rendi kushtetues duke hyrë dhunshëm në parlament. Në këtë ngjarje u sulmua për vdekje lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ku shumica e njerëzve tani më mendoni se jeta e Selës kishte përfunduar. Feta Alimi ishte njeriu që kishte “shpëtuar” Selën duke e tërhequr në një dhomë e që më pas ishte përndjekur për hapje të dyerve ose duke dhënë çelsat. Alimi ishte akuzuar nga politikanët si pjesë e një bashkëpunimit me VMRO-DPNE-së. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në një emision kishte akuzuar Alimin. Thaçi theksoi se Fetah Alimi ka hy në punë në kohën e PDSH-së, ai është punëtor i sigurimit dhe ai ua ka dhënë çelësat uliganëve dhe më pas ka bërë se e shpëton Selën për të shpëtuar veten.
Syreja Rashidi:
Deputeti, Syreja Rashidi ishte llogaritur si një nga krahët e fuqishëm të Ziadin Selës, pikërisht për këtë pas përfshirjes së ASH-së në qeveri Rashiti u emërua drejtor në një nga institucionet më të rëndësishme në vend MEPSO por që nuk i zgjati shumë. Me propozim të ASH-së, Rashiti u shkarkua nga posti dhe kjo e gjitha kaloi në një heshtje pa mos i kushtuar shumë rëndësi madje për këtë shkarkim as vet Rashiti nuk kishte reaguar. Burimetë ASh-së aso kohe kishin akuzuar Rashitin për afërsi me eksponent të VMRO-DPMNE-së.
Sot pas më shumë se një viti në qeverisje, ASH-Taravari po përballet me po të njejtat figura që linçuan Ziadin Selën si njeri të afërt me Ali Ahmetin dhe duke tentuar të shkatërojnë ASH-në. Ata sot po krijonë edhe një ASH tjetër në hije e cila do të mbetet si pjesë e qeverisë Mickovski edhe më tej për ti dhënë atij një komoditet për arsyetuat veten përballë faktorit ndërkombëtarë.
The post Top24: A po pastrohet ASH-ja nga mbetetjet e VMRO-DPMNE-së? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .