Toshkovski do të prezantojë informacionet më të fundit për gjendjen e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëherësh udhëheqës i Komitetit Drejtues për koordinimin dhe menaxhimin e sistemit të menaxhimit të krizave, Pançe Toshkovski, sot do të mbajë një konferencë për media në Qendrën për Menaxhimin e Krizave n...
Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëherësh udhëheqës i Komitetit Drejtues për koordinimin dhe menaxhimin e sistemit të menaxhimit të krizave, Pançe Toshkovski, sot do të mbajë një konferencë për media në Qendrën për Menaxhimin e Krizave në Shkup.
Siç njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministri Toshkovski do të prezantojë informacionet më të fundit lidhur me gjendjen e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i Gostivarit.
Në konferencën për media do të marrin pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, i cili është edhe udhëheqës i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, si dhe drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.