Toshkovski: Uji në Gostivar mund të përdoret për nevoja teknike, por jo ende për pije dhe përgatitje ushqimi

Pas analizave të shumta të kryera mbi ujin në Gostivar, rezultatet tregojnë se ai tashmë mund të përdoret si ujë teknik, pra për larje, pastrim dhe nevoja të tjera shtëpiake, por ende nuk është i sigurt për t’u pirë apo për përgatitjen e us...

Korrik 27, 2026 - 12:30
Toshkovski: Uji në Gostivar mund të përdoret për nevoja teknike, por jo ende për pije dhe përgatitje ushqimi

Pas analizave të shumta të kryera mbi ujin në Gostivar, rezultatet tregojnë se ai tashmë mund të përdoret si ujë teknik, pra për larje, pastrim dhe nevoja të tjera shtëpiake, por ende nuk është i sigurt për t’u pirë apo për përgatitjen e ushqimit. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për media.

Ai tha se institucionet do të vazhdojnë të sigurojnë ujë të ambalazhuar për qytetarët.

“Jemi në koordinim me komunën për të gjitha hapat që duhet të ndërmerren më tej. Dua të falënderoj personalisht qytetarët e Gostivarit për mirëkuptimin e tyre, si dhe të gjithë ekspertët që kontribuan për të arritur në këtë fazë, ku uji mund të përdoret për nevoja teknike. Shpresoj që të gjithë përgjegjësit nëpër komuna ta marrin këtë si mësim dhe të veprojnë me profesionalizëm maksimal sa i përket cilësisë së ujit, sepse me shëndetin e qytetarëve nuk mund të luhet”, deklaroi Toshkovski.

Ekspertët bënë të ditur se janë analizuar gjashtë mostra uji dhe se për tri ditë radhazi, në të gjitha mostrat është konstatuar se uji është i përshtatshëm për përdorim teknik.

Në ditët në vijim do të shtohen pikat ku do të monitorohet cilësia e ujit në Gostivar, ndërsa autoritetet shpresojnë që shumë shpejt ai të shpallet i sigurt edhe për konsum.

Aktualisht, uji në Gostivar mund të përdoret për larjen e enëve, larje personale dhe të gjitha nevojat e tjera shtëpiake, por jo për pije dhe përgatitje të ushqimit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.