Tragjedi në ajër: Aeroplani i nisur nga Holanda rrëzohet në Gjermani, tre të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në Gjermani. Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 11:20, pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz, në landin Nordrhein-Westfalen. Bëhet fjalë për një avion të t...

shtator 14, 2026 - 20:00
Tragjedi në ajër: Aeroplani i nisur nga Holanda rrëzohet në Gjermani, tre të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në Gjermani.

Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 11:20, pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz, në landin Nordrhein-Westfalen.

Bëhet fjalë për një avion të tipit Cessna 172. Sipas mediave holandeze, ai ishte nisur nga aeroporti i Hilversumit në Holandë.

Avioni u rrëzua në një fushë dhe u shkatërrua plotësisht. Tre personat që ndodheshin në bord nuk arritën të mbijetonin.

Policia në qarkun Heinsberg konfirmoi se nuk pati të mbijetuar. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.

Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sipas raportimeve holandeze, avioni ishte në pronësi të Vliegschool Hilversum.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.