Tragjedi në Banjicë të Poshtme, vdes shoferi 59-vjeçar

Një 59-vjeçar nga Gostivari ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Banjicë të Poshtme. Sipas SPB Tetovë, më 17 tetor, rreth orës 22:55, një automjet i tipit „Opel“, me targa të Gostivarit, i drejtuar n...

tetor 18, 2026 - 17:00
Tragjedi në Banjicë të Poshtme, vdes shoferi 59-vjeçar

Një 59-vjeçar nga Gostivari ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Banjicë të Poshtme.

Sipas SPB Tetovë, më 17 tetor, rreth orës 22:55, një automjet i tipit „Opel“, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.M. (59), ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur betoni.

Vdekja e shoferit është konstatuar në orën 23:00 nga mjeku kujdestar.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e kanë kryer zyrtarët e DPB Gostivar, në koordinim me prokurorin publik. Me urdhër të tij, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Flaka

The post Tragjedi në Banjicë të Poshtme, vdes shoferi 59-vjeçar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.