Tragjedi në Çashkë: rrufeja shkatërroi tufën – 107 dele ngordhën brenda çasteve!
Një goditje e fuqishme rrufeje ka shkaktuar një tragjedi të rëndë për një blegtor nga Komuna e Çashkës. Blegtori Tasin Useinov të mërkurën pësoi një humbje të madhe, pasi nga goditja e rrufesë ngordhën 107 dele nga tufa e tij. Rasti është b...
Një goditje e fuqishme rrufeje ka shkaktuar një tragjedi të rëndë për një blegtor nga Komuna e Çashkës.
Blegtori Tasin Useinov të mërkurën pësoi një humbje të madhe, pasi nga goditja e rrufesë ngordhën 107 dele nga tufa e tij.
Rasti është bërë i ditur nga Lidhja e Rritësve të Deleve, së cilës Useinovi iu drejtua për ndihmë pas fatkeqësisë.
Nga Lidhja bëjnë apel që institucionet kompetente të gjejnë një mënyrë për ta ndihmuar blegtorin të përballojë humbjen e rëndë dhe të mund të vazhdojë aktivitetin e tij në blegtori.
Për rastin është njoftuar edhe Ministria e Bujqësisë, nga ku kanë bërë të ditur se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për ta ndihmuar Useinovin.
Një goditje natyrore, por me pasoja të rënda ekonomike për blegtorin, i cili brenda pak çastesh humbi një pjesë të madhe të tufës së tij.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.