Tragjedi në mal! Rrufeja goditi tufën – 95 dele ngordhin në Jakupicë
Veles – Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar një ngjarje të rëndë në malin Jakupica, ku një goditje rrufeje ka vrarë 95 dele të një bariu nga Jabollçishti i Epërm. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite, gjatë stuhisë që përfshiu rajonin e gje...
Veles – Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar një ngjarje të rëndë në malin Jakupica, ku një goditje rrufeje ka vrarë 95 dele të një bariu nga Jabollçishti i Epërm.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite, gjatë stuhisë që përfshiu rajonin e gjerë të Velesit. Sipas policisë, rrufeja goditi tufën në një zonë rreth 500 metra nën majën Solunska Glava, në lartësi prej afro 2.500 metrash mbi nivelin e detit.
Policia e Velesit bëri të ditur se delet i përkisnin 37-vjeçarit T.U. nga Jabollçishti i Epërm. Tufa e tij numëronte rreth 1.200 dele, ndërsa fatkeqësisht 95 prej tyre humbën jetën nga goditja e rrufesë.
Në momentin e ngjarjes, bariu dhe pjesa më e madhe e kopesë ndodheshin në një lokacion tjetër, larg vendit ku ra rrufeja.
Pas incidentit, vendi është inspektuar nga ekipet e Policisë Shtetërore të Velesit dhe një inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.