Tragjedi në Skenderaj, ky është personi që vdiq në vendin e punës
Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar jetë një person. Raif Aliu nga fshati Likofc ndërroi jetë tragjikisht derisa po punonte në fabrikën e tij, raporton IndeksOnline. Lajmi ka tronditur mbarë opi...


Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar jetë një person.
Raif Aliu nga fshati Likofc ndërroi jetë tragjikisht derisa po punonte në fabrikën e tij, raporton IndeksOnline.
Lajmi ka tronditur mbarë opinionin, teksa ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku.
“Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familje të respektuar ai vetën e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njohën e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur” shkroi Lushtaku në postimin e tij.
Nga ana tjetër, familja Aliu ka bërë me dije se mbi varrimin do të dalin me një njoftim, porsa të kryhet obduksioni nga IML-ja.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.