Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar...

shtator 17, 2026 - 18:30
Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e “Plazhit të Vogël”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.

Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e tij, i moshuari është mbytur, raporton A2CNN.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për dokumentimin e ngjarjes.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.