Tragjedia: Kishte denoncim dhe masa mbrojtëse ndaj 21-vjeçarit, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje
Prokuroria konfirmoi se ndaj 21-vjeçarit nga Bogdanci, i cili u gjet i vdekur pranë një veture të djegur, më 16 tetor ishte paraqitur denoncim për rrezikim të sigurisë. Pas denoncimit, institucionet kishin nisur veprimet, ndërsa në procedur...
Prokuroria konfirmoi se ndaj 21-vjeçarit nga Bogdanci, i cili u gjet i vdekur pranë një veture të djegur, më 16 tetor ishte paraqitur denoncim për rrezikim të sigurisë.
Pas denoncimit, institucionet kishin nisur veprimet, ndërsa në procedurë civile atij i ishin shqiptuar edhe masa mbrojtëse për dhunë në familje.
Në tragjedinë e ndodhur më 3 nëntor, jetën e humbën 21-vjeçari dhe një vajzë 17-vjeçare, trupi i së cilës u gjet brenda veturës së djegur.
Indikacionet e para të hetimit flasin për vrasje dhe vetëvrasje. Prokuroria ka urdhëruar autopsinë e trupave dhe ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht rastin.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.