Tragjedia në Gjilan: Ky është 34-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpi, nëna e kishte gjetur në shtratin e tij

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka ndodhur të martën, më 22 shtator, në Gjilan, ku një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ardian Matoshin, 34-vjeçar, i cili është...

shtator 23, 2026 - 09:00
Tragjedia në Gjilan: Ky është 34-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpi, nëna e kishte gjetur në shtratin e tij

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka ndodhur të martën, më 22 shtator, në Gjilan, ku një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ardian Matoshin, 34-vjeçar, i cili është gjetur nga nëna e tij, i shtrirë në shtratin e gjumit, në njërën prej dhomave të shtëpisë në rrugën “Haki Myderizi”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 15:30 është pranuar njoftimi për rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, hetuesit rajonalë, krimteknika, Prokurorja e Shtetit, ekipi mjekësor emergjent dhe hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e 34-vjeçarit, ndërsa më pas është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas të dhënave fillestare dhe ekzaminimit të bërë në vendngjarje, nuk ka elemente që deri në këtë fazë të krijojnë dyshim se vdekja ka qenë e dhunshme.

Megjithatë, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se, duke marrë parasysh informacionet e mbledhura lidhur me të kaluarën e viktimës, hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që ai gjatë natës ose në orët e hershme të mëngjesit të ketë përdorur ndonjë substancë të dyshuar narkotike, e cila mund t’ia ketë përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Në këtë fazë, megjithatë, nuk është konstatuar se vdekja ka ardhur nga mbidoza apo nga përdorimi i ndonjë substance të caktuar. Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekoligjore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i Ardian Matoshit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave do të vazhdojnë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.