Tragjedia në Gjilan, prokuroria dyshon se 27-vjeçari vrau fëmijën para se të vritej nga babai
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim ndaj B. D., i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në rastin tragjik ku humbën jetën dy anëtarë të një familjeje në fs...


Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim ndaj B. D., i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në rastin tragjik ku humbën jetën dy anëtarë të një familjeje në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Vendimi është marrë më 2 nëntor 2026, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit.
Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari B. D. dyshohet se më 1 nëntor, pas mesnatës, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik, e ka privuar nga jeta djalin e tij, A. D.
“I pandehuri B. D. me datë 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, pas një konflikti fizik me djalin e tij e privon nga jeta A. D., ndërsa më parë edhe fëmija D. D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit A. D., ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri A., ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre”, thuhet në njoftim.
Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, çfarë dihet deri më tani për vdekjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe
Gjykata ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi nëse i dyshuari do të lihej i lirë, mund të ndikonte te dëshmitarët, me qëllim të koordinimit dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të ndërmarra.
Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.