Tragjedia në Malin e Zi, Osmani: Solidarizohemi dhe shprehim ngushëllimet tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 10 personave pas krimit makabër në Cetinje të Malit të Zi. Osmani është solidarizuar me Malin e Zi në këtë kohë të vështirë për këtë vend. “Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizojmë dhe shprehim ngushëllimet tona të
![Tragjedia në Malin e Zi, Osmani: Solidarizohemi dhe shprehim ngushëllimet tona](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/708021-tragjedia-ne-malin-e-zi-osmani-solidarizohemi-dhe-shprehim-ngushellimet-tona.png)
![tr’agjedia-ne-malin-e-zi,-osmani:-solidarizohemi-dhe-shprehim-ngushellimet-tona](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/708021-tragjedia-ne-malin-e-zi-osmani-solidarizohemi-dhe-shprehim-ngushellimet-tona.png)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 10 personave pas krimit makabër në Cetinje të Malit të Zi.
Osmani është solidarizuar me Malin e Zi në këtë kohë të vështirë për këtë vend.
“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizojmë dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, ka shkruar Osmani në “X”.
I dyshuari i këtij krimi është në kërkim nga autoritetet malazeze