Trazirë në një familje në Strugë: 49-vjeçari sulmon babain dhe shkatërron orenditë, përfundon në pranga
Një 49-vjeçar nga Struga është arrestuar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 16:00, në një banesë familjare në Strugë. 49-vjeçari me inicialet M.D...
Një 49-vjeçar nga Struga është arrestuar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 16:00, në një banesë familjare në Strugë.
49-vjeçari me inicialet M.D. dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj babait të tij, ndërsa gjatë incidentit ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive të shtëpisë.
Pas denoncimit, policët e Njësisë së Punëve të Brendshme në Strugë kanë ndërhyrë dhe e kanë privuar nga liria të dyshuarin.
Policia njofton se rasti po dokumentohet dhe, pas përfundimit të procedurave, ndaj 49-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.