Tre fëmijë shqiptarë humbin jetën në zjarr në Jacksonville, Florida

Tre fëmijë të një familjeje me origjinë shqiptare kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas një zjarri të rëndë që përfshiu një banesë dykatëshe në lagjen Mandarin të Jacksonville-it, Florida, në orët e par...

gusht 27, 2026 - 18:30
Tre fëmijë shqiptarë humbin jetën në zjarr në Jacksonville, Florida

Tre fëmijë të një familjeje me origjinë shqiptare kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas një zjarri të rëndë që përfshiu një banesë dykatëshe në lagjen Mandarin të Jacksonville-it, Florida, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht.

Zjarri nisi rreth orës 05:13 në adresën 4431 Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road.

Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville (JFRD) mbërritën katër minuta më vonë. Ata hasën flakë të forta në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga shtëpia para mbërritjes së zjarrfikësve. Gjatë kërkimit brenda, zjarrfikësit gjetën tre fëmijë të tjerë pa shenja jete.

Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:38.

Një fqinj tregoi se banorët e zonës ndihmuan duke kapur një foshnjë dhe një të rritur që u hodhën nga dritarja e katit të dytë. Të gjithë vinin nga e njëjta banesë, tha shefi i JFRD-së, Percy Golden.

Familja është shqiptare.

Gjyshja Alia Sulollari u njoftua për tragjedinë në vendin e punës. Erina Troci që e shoqëroi deri në vendngjarje tha se “Ajo nuk dinte asgjë. Thjesht erdhi në punë dhe njerëzit i thanë çfarë ndodhi. Ishte e tronditur. Vetëm qante,” tha Troci.

Bashkëshorti i saj, Artan Sulollari, ishte gjithashtu aty. Fqinji Raul Contreras, që njihte familjen, e quajti humbjen “shumë e dhimbshme. Është e trishtë të humbasësh fëmijët.”

Zjarri shkatërroi banesën dhe dëmtoi dy njësi të tjera.

Lojërat e fëmijëve dhe një kosh basketbolli ishin ende të dukshme përpara shtëpisë. Fqinjët filluan të vendosnin lule si memorial.

Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon 13 persona të zhvendosur.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar nga Marshalli Shtetëror i Zjarrit.

Identitetet dhe moshat e tre fëmijëve të vdekur nuk janë bërë ende publike./Nga Beqir SINA – New York/INA/

The post Tre fëmijë shqiptarë humbin jetën në zjarr në Jacksonville, Florida appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.