Tre persona dyshohet se grabitën një shtetas turk në Shkup
Një shtetas turk 27-vjeçar ka denoncuar se është grabitur nga tre persona në një parking në zonën e Qendrës në Shkup. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 23:40, kur tre persona, duke përdorur forcë fiz...
Një shtetas turk 27-vjeçar ka denoncuar se është grabitur nga tre persona në një parking në zonën e Qendrës në Shkup.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 23:40, kur tre persona, duke përdorur forcë fizike, i kanë marrë viktimës para dhe çelësin e një automjeti.
Rasti është denoncuar në SPB Shkup më 12 tetor, në orën 03:00. Policia bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Flaka
The post Tre persona dyshohet se grabitën një shtetas turk në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.