Tre persona ndalohen në Gostivar pas një sulmi fizik

Nëpunësit policorë në Gostivar kanë privuar nga liria tre persona, në lidhje me një rast të sulmit fizik të raportuar një ditë më parë. Sipas SP Gostivar, më 27 shtator, rreth orës 19:15, në rrugën “18 Nëntori” janë privuar nga liria D.M...

shtator 28, 2026 - 15:00
Tre persona ndalohen në Gostivar pas një sulmi fizik

Nëpunësit policorë në Gostivar kanë privuar nga liria tre persona, në lidhje me një rast të sulmit fizik të raportuar një ditë më parë.

Sipas SP Gostivar, më 27 shtator, rreth orës 19:15, në rrugën “18 Nëntori” janë privuar nga liria D.M. (24), Xh.F. (26) dhe Xh.M. (25), të gjithë nga Gostivari.

Rasti është raportuar më 26 shtator nga një 20-vjeçar, i cili ka deklaruar se në një objekt hotelierik në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” është sulmuar fizikisht nga disa persona dhe ka pësuar lëndime trupore.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

Flaka

The post Tre persona ndalohen në Gostivar pas një sulmi fizik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.