Tre persona ndalohen në Shkup, mes tyre edhe një nga Çegrani i Gostivarit
Tre persona janë privuar nga liria në lokacione të ndryshme në Shkup, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshimta. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 1 nënto...
Tre persona janë privuar nga liria në lokacione të ndryshme në Shkup, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshimta.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 14:00, kur nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria M.A. (33) dhe M.L. (46) nga Shkupi, si dhe S.D. (26) nga fshati Çegran i Gostivarit.
Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhurore të bardhë dhe marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave në fjalë do të vijojnë parashtresat përkatëse.
Flaka
The post Tre persona ndalohen në Shkup, mes tyre edhe një nga Çegrani i Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.