Tre persona privohen nga liria në Gostivar, njëri sulmoi policin
Tre persona janë privuar nga liria në Gostivar pas një incidenti që ka ndodhur në orët e para të 8 nëntorit, para një objekti hotelierik në rrugën „Vëllezërit Gjinovski“. Sipas njoftimit të policisë, fillimisht është arrestuar H.S. (19) ...
Tre persona janë privuar nga liria në Gostivar pas një incidenti që ka ndodhur në orët e para të 8 nëntorit, para një objekti hotelierik në rrugën „Vëllezërit Gjinovski“.
Sipas njoftimit të policisë, fillimisht është arrestuar H.S. (19) nga fshati Dobërdoll, pasi gjatë ndërhyrjes policore për prishje të rendit dhe qetësisë publike ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Gjatë testimit është konstatuar se 19-vjeçari kishte 1,52 promilë alkool në gjak.
Në lidhje me të njëjtin rast, policia ka privuar nga liria edhe A.Z. (25) dhe Xh.J. (23), të dy nga Gostivari. Të tre personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojnë procedurat përkatëse.
Flaka
The post Tre persona privohen nga liria në Gostivar, njëri sulmoi policin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.