Tre policë të lënduar në aksident trafiku në Shkup

Tre pjesëtarë të policisë janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar dje rreth orës 13:00. Në përplasjen ...

shtator 4, 2026 - 21:00
Tre policë të lënduar në aksident trafiku në Shkup

Tre pjesëtarë të policisë janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar dje rreth orës 13:00. Në përplasjen janë përfshirë një automjet “MG” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 29-vjeçar nga Kërçova, dhe një automjet zyrtar “Škoda” në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga një polic 31-vjeçar nga Shkupi.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesi i “Škodës” dhe dy pasagjerët e tij, të tre pjesëtarë të policisë. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Urgjente të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.

Flaka

The post Tre policë të lënduar në aksident trafiku në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.