Tre policë të suspenduar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës e ngacmim se’ksual, Sveçla: S’lejojmë të njolloset Policia e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për suspendimin e disa policëve të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontroll të paligjshëm. Ai ka thënë se përshëndet angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe P...


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për suspendimin e disa policëve të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontroll të paligjshëm. Ai ka thënë se përshëndet angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm.
Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka thënë se nuk do të lejohet që individë të caktuar të njollosin Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, të cilët, sipas tij, shërbejnë me profesionalizëm për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.
“Mirëpres angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ngacmimit seksual dhe kontrollimit të paligjshëm, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar”, ka shkruar Sveçla
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.