Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në aksident trafiku në Slloveni, dy të tjerë u lënduan

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në autostradën pranë Unecit, në Slloveni, përcjell TV21. Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndo...

gusht 28, 2026 - 11:30
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në aksident trafiku në Slloveni, dy të tjerë u lënduan

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në autostradën pranë Unecit, në Slloveni, përcjell TV21. Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur pasi një kamion, për shkak të një defekti, ishte ndalur në hapësirën e paraparë për ndalim. Për arsye ende të panjohura, drejtuesi i automjetit është përplasur me pjesën e pasme të majtë të rimorkios.

Në momentin e aksidentit, në automjet ndodheshin pesë persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë. Mjeku ka konfirmuar vdekjen e tre personave në vendngjarje. Një person i plagosur rëndë është transportuar me helikopter në spital, ndërsa shoferi i automjetit është dërguar në spital me autoambulancë.

Sipas Shoqatës së Auto Moto të Sllovenisë, aksidenti është raportuar në orën 16:28. Menjëherë në vendngjarje janë dërguar disa patrulla policore, ndërsa kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit.

The post Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në aksident trafiku në Slloveni, dy të tjerë u lënduan appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.