Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident të rëndë në Slloveni
Tre shtetas maqedonas kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në një autostradë në Slloveni, raportojnë mediat lokale. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet. Kamioni, për shkak të nj...
Tre shtetas maqedonas kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në një autostradë në Slloveni, raportojnë mediat lokale.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet. Kamioni, për shkak të një defekti, ishte ndalur në anë të autostradës, kur një veturë është përplasur me pjesën e pasme të majtë të rimorkios.
Në automjet ndodheshin pesë persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Mjeku i pranishëm në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tre personave.
Një nga të plagosurit është transportuar me helikopter në spital, ndërsa shoferi i automjetit, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime, është dërguar në spital me autoambulancë.
Policia sllovene ka njoftuar se më shumë detaje për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve fillestare. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.