Tre vatra zjarri aktive, katër janë nën kontroll

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 24 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarre aktive ka në komunat Studeniçan dhe Zeleni...

gusht 26, 2026 - 13:00
Tre vatra zjarri aktive, katër janë nën kontroll

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 24 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive ka në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë – pranë fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gaber me degëzim drejt Paligradit dhe Vrazhale – komuna Zelenikovë, në komunat Gostivar dhe Makedonski Brod – pranë fshatit Tërnovë drejt fshatrave Bitovë dhe Zagrad dhe në komunën Çashkë – mbi fshatin Nezhilovë.

Zjarret janë nën kontroll pranë fshatit Tajmishte të Kumanovës, në komunën Makeodnski Brod midis rezervatit “Jasen” dhe fshatit Breznicë, në deponinë e qytetit “Melci” në Kavadar dhe në deponinë në Delçevë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.