Nga zjarri u përfshinë pjesë të tri shtëpive, ndërsa në shuarjen e tij morën pjesë nëntë automjete zjarrfikëse dhe 22 zjarrfikës.

Sipas komandantit të Njësisë së Zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomeski, zjarri shpërtheu në çatinë e një shtëpie dykatëshe. Për shkak të afërsisë së objekteve, flakët u përhapën dhe përfshinë pjesë të dy shtëpive fqinje.

Zjarrfikësit arritën ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa pas ndërhyrjes vazhduan me pastrimin e terrenit.

Vlera e dëmit material do të përcaktohet më vonë, informoi Tomeski për agjencinë e lajmeve MIA.

The post Tri shtëpi përfshihen nga zjarri në Shkup, dëmet ende nuk dihen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.