Tronditëse në Kumanovë: 57-vjeçari gjendet i pajetë në veturën e tij
Një 57-vjeçar nga Kumanova është gjetur i pajetë brenda një automjeti në parkingun e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Rasti është raportuar të premten në mbrëmje, rreth orës 19:46, në SPB Kumanovë nga vetë spitali. Sipas policisë, në ...
Një 57-vjeçar nga Kumanova është gjetur i pajetë brenda një automjeti në parkingun e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.
Rasti është raportuar të premten në mbrëmje, rreth orës 19:46, në SPB Kumanovë nga vetë spitali.
Sipas policisë, në automjetin me targa të Kumanovës është gjetur trupi i pajetë i B.V., 57 vjeç, nga Kumanova.
Në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Kumanovë.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion, i cili pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.
Policia deri tani nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa hetimi vijon për zbardhjen e plotë të rastit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.