Tronditet Kumanova! Specialët zbarkojnë në terren, goditet grupi i dyshuar kriminal i “Shtukës”
Një aksion i gjerë policor ka nisur mëngjesin e sotëm në Kumanovë, ku njësitë speciale po zhvillojnë bastisje në disa lokacione, në kuadër të hetimeve ndaj një grupi të dyshuar kriminal. Sipas informacioneve jozyrtare, grupi dyshohet se për...
Një aksion i gjerë policor ka nisur mëngjesin e sotëm në Kumanovë, ku njësitë speciale po zhvillojnë bastisje në disa lokacione, në kuadër të hetimeve ndaj një grupi të dyshuar kriminal.
Sipas informacioneve jozyrtare, grupi dyshohet se për vite me radhë ka vepruar në Kumanovë dhe më gjerë, duke u përfshirë në zhvatje, fajde, kërcënime, shantazhe dhe pastrim parash.
Si organizator i dyshuar përmendet një person i njohur me nofkën “Shtuka”.
Në shënjestër të hetimeve janë edhe një zyrë noteriale dhe një këmbimore, ndërsa gjatë bastisjeve raportohet se janë gjetur para, automjete dhe dokumentacion.
Aksioni po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Hetimet vazhdojnë, ndërsa informacionet për personat e përfshirë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.