Trump: Anëtarësimi i Kanadasë në BE mund të konsiderohet akt armiqësor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohet se, nëse Bashkimi Evropian i lejon Kanadasë të bëhet anëtare e asociuar, një veprim i tillë mund të konsiderohet si “akt armiqësor”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,...

shtator 17, 2026 - 12:00
Trump: Anëtarësimi i Kanadasë në BE mund të konsiderohet akt armiqësor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohet se, nëse Bashkimi Evropian i lejon Kanadasë të bëhet anëtare e asociuar, një veprim i tillë mund të konsiderohet si “akt armiqësor”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi dje se dëshiron të krijojë mundësinë që Kanadaja të bëhet vendi i parë “anëtar i asociuar” i Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Trump kërcënoi se një hap i tillë mund të pasohet me vendosjen e tarifave shtesë ndaj BE-së.

“Nëse qëllimet janë të mira – mirë. Nëse janë të këqija, do të vendosim tarifa shumë të larta ndaj Evropës”, deklaroi Trump lidhur me synimet e liderëve evropianë.

Ai gjithashtu la të hapur mundësinë që SHBA-ja të ndërpresë tregtinë me Evropën në sektorë të caktuar.

Trump e cilësoi mundësinë e anëtarësimit të Kanadasë në BE si “qesharake”, ndërsa fqinjin verior të SHBA-së e quajti “partner të tmerrshëm tregtar”.

The post Trump: Anëtarësimi i Kanadasë në BE mund të konsiderohet akt armiqësor appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.