Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit. “Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rën...

Nëntor 3, 2026 - 21:00
Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit.

“Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump më tej shtoi se Shtetet e Bashkuara janë tashmë një vend i fuqishëm dhe i respektuar në mbarë botën. Ai u shpreh se nëse amerikanët lodhen nga ai do të shkojë në Izrael dhe të zgjidhet kryeministër.

“Nëse njerëzit në Shtetet e Bashkuara do të lodheshin ndonjëherë prej meje, do të shpërngulesha në Izrael dhe do të bëhesha kryeministër”, u shpreh Trump.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.