Trump: Ngushtica e Hormuzit është tani e hapur, ShBA-ja ka kontrollin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është tashmë e hapur, duke pretenduar se anije të shumta po kalojnë nëpër këtë rrugë strategjike detare. Trump tha se Marina amerikane është e vetmja for...

gusht 11, 2026 - 02:30
Trump: Ngushtica e Hormuzit është tani e hapur, ShBA-ja ka kontrollin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është tashmë e hapur, duke pretenduar se anije të shumta po kalojnë nëpër këtë rrugë strategjike detare.

Trump tha se Marina amerikane është e vetmja forcë që aktualisht e kontrollon ngushticën, ndërsa shtoi se SHBA-ja ka përfunduar edhe operacionet për pastrimin e minave detare, raporton aljazeera.

Click to accept marketing cookies and enable this content
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur Ngushtica e Hormuzit është në qendër të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit dhe mbetet një pikë kyçe për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit.

Sipas raportimeve të fundit, statusi i ngushticës ka qenë një nga çështjet kryesore në negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Trump më herët ka deklaruar se SHBA-ja po ushtron presion ndaj Iranit përmes masave ekonomike dhe se Uashingtoni është i gatshëm të kërkojë kompensim nga Teherani për viktimat dhe dëmet që ia atribuon Iranit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.