Trump: SHBA “mund të ndalet në Kubë” pasi të përfundojë veprimet ushtarake në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se “SHBA mund të ndalojë në Kubë” pasi të “merren me Iranin”. “Kuba është një komb i dështuar. Do ta bëjmë këtë dhe ndoshta do të ndalojmë në Kubë pasi ta përfundojmë këtë, por Kuba është një komb që është drejtuar në mënyrë të tmerrshme për shumë vite nga […]

Prill 14, 2026 - 12:00
Trump: SHBA “mund të ndalet në Kubë” pasi të përfundojë veprimet ushtarake në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se “SHBA mund të ndalojë në Kubë” pasi të “merren me Iranin”.

“Kuba është një komb i dështuar. Do ta bëjmë këtë dhe ndoshta do të ndalojmë në Kubë pasi ta përfundojmë këtë, por Kuba është një komb që është drejtuar në mënyrë të tmerrshme për shumë vite nga Castro”, tha Trump.

Ai u ka thënë gazetarëve se shumë qytetarë amerikanë me origjinë kubaneze janë “trajtuar shumë keq” nga regjimi në Kubë.

“Kuba është një shtet i dështuar”, tha Trump, duke shtuar se në ishullin e Karaibeve ka sunduar “për shumë vite në mënyrë të tmerrshme” revolucionari komunist Fidel Castro.

youtube.com/watch?v=9jIYb6qn_Rg&time_continue=4&source_ve_path=NzY3NTg&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F

Presidenti kubanez Miguel Díaz-Canel paralajmëroi dje Uashingtonin që të mos e përshkallëzojë konfliktin mes dy vendeve në një përballje ushtarake.

“Nëse kjo ndodh, do të ketë luftë”, tha Díaz-Canel, duke shtuar se vendi nuk dëshiron luftë.

Trump ka kërcënuar disa herë se do të marrë masa më të ashpra ndaj Kubës dhe ka folur hapur për mundësinë e “marrjes nën kontroll” të ishullit.

Në mars, Kuba konfirmoi se po zhvillon bisedime me SHBA-në për të ulur tensionet në marrëdhëniet mes tyre.