Trup i pajetë gjendet në mbi 2.500 metra lartësi në Sharr

Një trup i pajetë është gjetur sot në Malet e Sharrit, në një lartësi prej mbi 2.500 metrash mbi nivelin e detit. Rasti është raportuar rreth orës 14:30 nga qytetarë, të cilët kishin vërejtur një person pa shenja jete. Pas raportimit, polic...

shtator 21, 2026 - 00:30
Trup i pajetë gjendet në mbi 2.500 metra lartësi në Sharr

Një trup i pajetë është gjetur sot në Malet e Sharrit, në një lartësi prej mbi 2.500 metrash mbi nivelin e detit.

Rasti është raportuar rreth orës 14:30 nga qytetarë, të cilët kishin vërejtur një person pa shenja jete. Pas raportimit, policia organizoi ndërhyrjen për nxjerrjen e trupit nga terreni malor.

Rreth orës 17:30, trupi u transportua me helikopter nga zona e Sharrit, njoftoi Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Tetovë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.