Trupi Gjykues: Thaçi ishtekyç për zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe mori pjesë personalisht në krime
Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, tha se ish-drejtori politik i UÇK-së, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dhënë “kontribut të rëndësishëm” në një qëllim “të përbashkët kriminal” për të cilët gjykatësit thanë se u bindën....


Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, tha se ish-drejtori politik i UÇK-së, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dhënë “kontribut të rëndësishëm” në një qëllim “të përbashkët kriminal” për të cilët gjykatësit thanë se u bindën.
“Në lidhje me zotin Thaçi, Trupi Gjykues konstatoi se zoti Thaçi dha kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit kriminal të pëbrashkët”, tha ai.
Smitha tha se “Hashim Thaçi, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe si shef i drejtorisë politike, ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e qëllimit të përbashkët”.
Kryegjykatësi tha se “Thaçi gjithashtu mori pjesë personalisht në krime”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.