Trupi Gjykues: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përgjegjës për vrasjen e 96 personave dhe krime të tjera lufte
Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës penalisht për vrasjen e afro 100 personave dhe krime të tjera lufte ndaj qindra të tjerëve. Smith tha se ata kontr...
Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës penalisht për vrasjen e afro 100 personave dhe krime të tjera lufte ndaj qindra të tjerëve.
Smith tha se ata kontribuan “qënësishëm në ndërmarrjen e përbashkët kriminale”.
“Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit janë penalisht përgjegjës përmes kontributit të qenësishëm të tyre në ndërmarrjen e përbashkët kriminale për krimin e luftës, ndalimit arbitrar të kryer ndaj 385 personave, trajtimit mizor të kryer ndaj 49 personave, torturës të kryer ndaj 303 personave, dhe vrasjes së paligjshme të kryer kundër 96 personave”, tha kryegjykatësi.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.