Trupi i një 38-vjeçari nga Shkupi gjetet i pajetë pranë automjetit

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Smillkovc të Shkupit, është gjetur trupi i pajetë i një burri 38-vjeçar.

Sipas informacioneve jozyrtare, viktima është nga rajoni i Shkupit dhe trupi i tij u gjet pranë automjetit të tij, afër një mbikalimi.

Rasti u denoncuar në SPB-Shkup në orën 06:15. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë vërtetuar vdekjen e viktimës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e vdekjes. Me rastin po merret edhe prokurori publik.

Deri tani, nuk ka informacione zyrtare nëse në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune.

Me pak fjalë

Trupi i një 38-vjeçari nga Shkupi gjetet i pajetë pranë automjetit në fshatin Smillkovc. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë konfirmuar vdekjen, ndërsa prokuroria dhe policia po hetojnë rastin.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.