Turisti 72-vjeçar nga Franca ndërron jetë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup

Një shtetas 72-vjeçar i Francës ka ndërruar jetë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup, pasi një ditë më parë ishte sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është raportuar më 29 tetor në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave „Nënë...

tetor 30, 2026 - 20:00
Turisti 72-vjeçar nga Franca ndërron jetë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup

Një shtetas 72-vjeçar i Francës ka ndërruar jetë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup, pasi një ditë më parë ishte sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rasti është raportuar më 29 tetor në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave „Nënë Tereza“.

Sipas njoftimit policor, 72-vjeçari qëndronte në një hostel në zonën e Butelit. Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Flaka

The post Turisti 72-vjeçar nga Franca ndërron jetë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.