Turisti nga Turqia denoncon sulm fizik pas një mosmarrëveshjeje për taksi
Një 58-vjeçar nga Turqia ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person në zonën e Qendrës në Shkup. Sipas SPB Shkup, rasti është denoncuar më 27 shtator, ndërsa ngjarja ka ndodhur po atë ditë, rreth orës 11:00. Parapra...
Një 58-vjeçar nga Turqia ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person në zonën e Qendrës në Shkup.
Sipas SPB Shkup, rasti është denoncuar më 27 shtator, ndërsa ngjarja ka ndodhur po atë ditë, rreth orës 11:00. Paraprakisht, mes 58-vjeçarit dhe personit të dyshuar kishte pasur një mosmarrëveshje lidhur me transportin me taksi.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Flaka
The post Turisti nga Turqia denoncon sulm fizik pas një mosmarrëveshjeje për taksi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.